Gjendet një mjet i pashpërthyer në oborrin e një shtëpie në Gjakovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.02.2025, 10:30

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjetjen e një mjeti të pashpërthyer në oborrin e një shtëpie në Gjakovë.

Një qytetar, gjatë punës në oborrin e tij, ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer.

Menjëherë pas njoftimit, Njësia për Deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për tërheqjen e mjetit të pa shpërthyer, i cili ishte i kategorisë D-9.

Për fat të mirë, nuk raportohet për ndonjë incident dhe autoritetet kanë siguruar që situata të menaxhohet pa rrezik për qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit