Partia konservatore opozitare gjermane ka bashkuar votat me të djathtën Alternativa për Gjermaninë (AfD) për disa nisma mbi krizën e emigracionit, duke shkaktuar reagime nga ish-kancelarja Angela Merkel e cila hapi dyert e Gjermanisë për miliona refugjatë 10 vjet më parë.
Kreu i CDU, Friedrich Merz tha se do të kërkojë mbështetjen e AfD për çështjen e nxehtë të emigracionit pas zemëratës së gjerë dhe protestave publike.
Merkel dënonte vendimin e pasuesit të saj.
“Besoj se është e gabuar”, tha Merkel duke iu referuar mocionit të CDU në parlament që u kalua me ndihmën e nacionalistëve AfD, çka theu një zakon të vjetër në politikën gjermane.
Kancelari Olaf Scholz, partia e Gjelbër dhe kritikë të tjerë dënuan bashkëpunimin me të djathtën ekstreme, për rezolutën e kufizimit të emigracionit, e cila vjen pas disa sulmeve të rënda nga të huaj, që kanë ndërgjegjësuar publikun për miliona të ardhur në vend.
Gjermania ka caktuar zgjedhjet më 23 shkurt teksa në sondazhe kryeson Merz, i ndjekur nga AfD, e cila bën fushatë kundër emigracionit, fesë islame dhe multikulturalizmit, shkruan Daily Mail.