Terror në Malësinë e Madhe, 100 plumba kallashnikovi drejt familjes Kurtaj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.02.2025, 09:59

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kaluar fshatin Gruemirë, në Malësinë e Madhe, ku dy persona të maskuar, të cilët udhëtonin me motor, qëlluan me kallashnikov në drejtim të një automjeti që po udhëtonte me tre shtetas të familjes Kurtaj nga fshati Linaj.

Ngjarja ka nisur në orët e para të mëngjesit të 1 shkurtit, kur dy autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të kamerave të sigurisë që kishin instaluar anëtarët e familjes Kurtaj. Pas disa orësh, autorët janë kthyer dhe kanë nisur sulmin me armë ndaj tre personave të familjes Kurtaj, të cilët po i prisnin për t’i pyetur lidhur me sulmin e mëparshëm.

Gjatë ndjekjes, dy autorët kanë përdorur armë automatike kallashnikov dhe kanë qëlluar me rreth 100 plumba, për të ndaluar makinën e familjes Kurtaj. Ndjekja ka zgjatur rreth 10 minuta dhe një prej autorëve është rrëzuar dhe ka vazhduar të qëllojë nga një arë, ndërsa tjetri ka arritur të largohet.

Tre shtetasit e familjes Kurtaj kanë dhënë dëshminë e tyre në komisariatin e policisë Malësi e Madhe, por ende nuk kanë mundur të identifikojnë autorët e sulmit. Policia vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të identifikuar personat përgjegjës për këtë akt të dhunshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit