Forcat Ajrore të SHBA bombardojnë ISIS në Somali

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.02.2025, 23:48

Forcat Ajrore të SHBA-së kanë kryer të shtunën sulme në Somali, duke shënjestruar eksponentë të grupit terrorist ISIS.

Lajmi u bë me dije nga Presidenti Donald Trump, i cili deklaroi se shumë prej tyre u vranë.

"Këta vrasës, që i gjetëm të fshehur në shpella, kërcënonin Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët tanë. Sulmet shkatërruan shpellat ku jetonin dhe vranë shumë terroristë, pa dëmtuar asnjë civil," shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Sulmet ajrore u kryen në Malet Golis dhe sipas Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, vlerësimet fillestare tregojnë se shumë militantë janë vrarë, pa asnjë dëm për civilët.

Presidenca e Somalisë njoftoi se Presidenti Hassan Sheikh Mohamud u informua për sulmin ajror dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e pandërprerë të SHBA-së në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

"Ky operacion i fundit forcon partneritetin e fortë të sigurisë mes Somalisë dhe Shteteve të Bashkuara në luftën kundër kërcënimeve ekstremiste," deklaroi Presidenca në një postim në X.

Një zyrtar nga zyra e presidentit somalez, që foli në kushte anonimiteti, tha se qeveria mirëpriti sulmin.

"Somalia nuk mund të jetë një strehë e sigurt për terroristët," theksoi ai, duke shtuar se ndikimi i sulmit ende po vlerësohet.

Sekretari Hegseth nënvizoi se sulmet kanë dëmtuar aftësinë e ISIS për të planifikuar dhe kryer sulme terroriste që kërcënojnë SHBA-në, partnerët e saj dhe civilët.

"Ky sulm dërgon një mesazh të qartë se Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë gati për të gjetur dhe eliminuar terroristët që kërcënojnë vendin dhe aleatët tanë," tha ai.

SHBA ka kryer periodikisht sulme ajrore në Somali ndër vite, nën administratat si republikane ashtu edhe demokrate.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit