Po lufton me vdekjen, ta ndihmojmë Jonilën të mposhtë tumorin dhe të rrisë vogëlushen e saj 8-vjeçare

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.02.2025, 22:27

Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.

Jonila Çota, një 32-vjeçare nga fshati Ravonik i Korçës, prej dy vitesh po përballet me një tumor në stomak që i rrezikon jetën.

Pas një beteje të gjatë, mjekët kanë konstatuar se tumori është përhapur edhe në zorrë, duke rekomanduar ndryshimin e kimioterapisë dhe një operacion urgjent.

Jonila është nënë e një vajze 8-vjeçare, e cila ka plot ëndrra për të ardhmen. Familja e saj ka harxhuar të gjitha kursimet dhe nuk ka më mjete financiare për të mbuluar kostot e trajtimit.

Në këto momente kritike, kërkohet ndihma e të gjithë qytetarëve për të mbledhur fondet e nevojshme për trajtimin e Jonilës. Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh dhe të sjellë shpresë për familjen e saj.

Ta ndihmojmë të gjithë Jonilën të fitojë këtë betejë!

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit