I ati i saj u vetëvra 5 vite më parë në të njëjtën mënyrë, kjo është 22-vjeçarja që u hodh nga kati i 9-të në Lushnjë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.02.2025, 21:48

Vajza që shihni në foto është Kledia Kollazi, 22-vjeçarja e cila i dha fund jetës në mënyrë tragjike mesditën e sotme në Lushnjë.

E reja u vetëhodh nga kati i 9-të i një pallati 10 katësh, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas informacioneve për JOQ Albania, dyshohet se ajo vuante nga depresioni dhe e ka kryer aktin ekstrem për shkak të kushteve të rënduara psikologjike.

Ajo që e bën më tragjike këtë ngjarje është se babai i saj kishte kryer vetëvrasje në vitin 2019 në të njëjtën mënyrë, duke u vetëhedhur nga një ndërtesë në Lushnjë. Babai i saj gjithashtu vuante nga depresioni.

Fillimisht, në momentet e para të ngjarjes u raportua nga dëshmitarët se viktima ishte 15-vjeçe.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë te rrethanave dhe shkaqeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit