I shpërtheu goma nga gropat në rrugë, qytetari thirrje shoferëve të kenë kujdes në zonën e Treshit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.02.2025, 20:38

Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku denoncon një incident të ndodhur për shkak të gropave në rrugë.

Siç shihet edhe në pamjet e filmuara, goma e makinës së tij ka shpërthyer pasi ka kaluar mbi këto gropë të krijuara pranë shinave të trenit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Treshit në hyrje të Tiranës. Qytetari ka bërë thirrje që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të evitojnë krahun e djathtë të aksit që lidh Treshin me Cassa Italia.

"Prsh JOQ. Sapo më shpërtheu goma tek gropat e krijuara te shinat e trenit që janë në 3-sh. Nëse mundeni, njoftoni qytetarët të evidentojnë krahun e djathtë në këtë aks kur vjen nga 3shi për tek Cassa Italia", shprehet ai.

Ky nuk është rasti i vetëm i denoncuar pranë redaksisë sonë. JOQ Albania ka marrë një numër të madh ankesash nga qytetarët, të cilët kanë raportuar dëmtime të gomave të makinave për shkak të gropave në rrugë dhe mungesës së mirëmbajtjes së tyre.

Kujdesi i drejtuesve të mjeteve është thelbësor, por institucionet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë sa më shpejt për të siguruar një infrastrukturë të sigurt dhe të mirëmbajtur për qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit