Zhduket një person në Ferizaj, policia kërkon ndihmë për gjetjen e ti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.02.2025, 19:03

Bekim Kashtanjeva, nga Pleshina e Ulët e Ferizajt, është larguar nga shtëpia më 22 janar, dhe që nga ajo ditë familjarët nuk dinë më asgjë për të.

Bekimi, i njohur me nofkën si “Llapa”, është 37-vjeçar, ka flokë të zeza, është i gjatë rreth 1.85 metra dhe peshon rreth 90 kilogramë.

Sipas familjarëve, për herë të fundit pati të veshur pallto me kapelë, në ngjyrë të gjelbër.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë kërkime të vazhdueshme, por ende nuk ka arritur ta gjejë. Për këtë arsye, kërkojmë ndihmën e qytetarëve: Kushdo që ka informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të kontaktojë policinë në stacionin më të afërt, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrat e telefonit: 192, 0290/326-250, 0290/322-406” thuhet në njoftimin e policisë.

Ky është njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave të kërkuar, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në gjetjen e një personi të zhdukur.

Më 29.01.2025, familjarët kanë raportuar në Policinë Rajonale të Ferizajt se BEKIM SHABAN VARI, i lindur më 01.03.1987, është larguar nga shtëpia në fshatin Pleshinë e Ulët të Ferizajt më 22.01.2025, rreth orës 17:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Karakteristikat e personit të zhdukur :

– Ngjyra e flokëve, e zezë

– Gjatësia , 1.85 cm

– Pesha, 90 kg

– Veshmbathje, pallto me kapelë, ngjyrë e gjelbër

– Nofka, Bekim Kashtanjeva- Llapa

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë kërkime të vazhdueshme, por ende nuk ka arritur ta gjejë. Për këtë arsye, kërkojmë ndihmën e qytetarëve: Kushdo që ka informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të kontaktojë policinë në stacionin më të afërt, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrat e telefonit:

192

0290/326-250

0290/322-406

Çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit