Nora Gjakova mposhtet në çerekfinale nga xhudistja japoneze

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.02.2025, 17:25

Xhudistja kosovare Nora Gjakova është mposhtur në çerekfinale të Grand Slamit të Parisit.

Gjakova pësoi humbje ndaj xhudistes japoneze Megu Danno në ‘Golden Score’ në kategorinë deri në 63 kilogramë teksa tani do të vazhdojë në repesazh.

Në repesazh Gjakova do ta kërkojë fitoren ndaj xhudistes spanjolle Cristina Cabana Perez.

Kujtojmë se Gjakova e kishte nisur mjaft mirë rrugëtimin në këtë turne, duke marrë fillimisht fitoren ndaj Rania Drid.

Në raundin e ardhshëm ajo dominoi sërish, këtë herë ndaj kraotes Iva Oberan, por që u ndal në çerekfinale ndaj Dannos.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit