Banorët e zonës së Yrshekut po përballen me vështirësi të mëdha në përpjekjet e tyre për të kaluar autostradën, pas heqjes së mbikalimit që lidhte dy anët e rrugës.
Situata është bërë alarmante, pasi qytetarët po detyrohen të kalojnë mes trafikut të rënduar për të arritur në stacionet e autobusëve që i lidhin me Vorën dhe destinacione të tjera.
Sipas banorëve, dy ditë pas heqjes së mbikalimit, nuk ka asnjë shenjë të vazhdimit të punimeve, ndërsa mungesa e një alternative të sigurt ka rritur ndjeshëm rrezikun për kalimtarët.
“Banoret po kalojn ne mes te autostrades per te kaluar nga ana tjeter e rruges per te shkuar ne pune. Po rrezikojne jeten te mbikalimi i Yrshekut qe hoqen!”
Ata i bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin masa urgjente për të shmangur një tragjedi të mundshme dhe të sigurojnë një zgjidhje të përkohshme për lëvizjen e qytetarëve deri në përfundimin e mbikalimit të ri.