Një 89-vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal në fshatin Dushk të Lushnjës, pranë rrugës nacionale Lushnje-Rrogozhinë.
I moshuari, Rasim Prodani, ishte shpallur i humbur nga familjarët më 22 janar, duke çuar në kërkime intensive për dhjetë ditë me radhë. Trupi i tij u gjet mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:15, nga policia e Lushnjës.
Rrethanat e largimit dhe vdekjes së tij mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.