Bypass-i i Vlorës, një depozitim prej 56 MILION € në xhepat e Bashkim Ulajt, ka patur kritika të forta për standardet e punimeve ashtu si në çdo vepër publike të kësaj kompanie duke përmendur këtu (Thumanë-Kashar) dhe ka hasur probleme serioze që nga inaugurimi i tij në korrik 2022.
Së fundmi, në këtë rrugë ka patur rrëshqitje të dherave, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në një video të denoncuar nga gazetari Blendi Fevziu.
Mungesa e mureve pritëse në pjesë të caktuara të rrugës ka bërë që dherat të rrëshqasin në rrugë, duke e bërë atë të pakalueshme dhe duke rrezikuar sigurinë e drejtuesve të automjeteve.
Edhe pas inaugurimit, rruga ka mbetur pa sinjalistikën e nevojshme, shtresën përfundimtare të asfaltit dhe mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve, duke e ekspozuar atë ndaj dëmtimeve të mëtejshme.
Punimet për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës janë financuar nga Bashkimi Evropian, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Evropiane e Investimeve (EIB), përmes një kontrate të menaxhuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
View this post on Instagram