Gjendja e rrugëve pranë Gjykatës së Apelit në Durrës vijon të jetë skandaloze, sipas një denoncimi të ardhur në redaksinë tonë. Një pjesë e konsiderueshme e rrugës në lagjen nr. 14, konkretisht në rrugën "Klaudjo Vila", është e mbushur me ujë të grumbulluar dhe gropa, duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Qytetari shprehet i revoltuar, duke theksuar se, pavarësisht pagesës së rregullt të taksave, nuk ka asnjë mirëmbajtje të rrugëve, ndriçimit apo kanalizimeve në këtë zonë. Përveç përmbytjeve, qytetari ngre shqetësimin se në çdo dy metra rrugë hasen gropa, duke rrezikuar dëmtimin e mjeteve dhe sigurinë e banorëve.
Banorët kërkojnë që Bashkia e Durrësit të ndërhyjë sa më shpejt për zgjidhjen e këtij problemi dhe të marrë masa për pastrimin e ujit të grumbulluar, rregullimin e rrugës dhe funksionimin e kanalizimeve.
Mesazhi i plotë:
“Prsh! Ju lutem kjo eshte gjendja ne Gjykaten e Apelit Durres. Date 01.02.2025 dhe gjendja e rrugeve eshte skandaloze, pervec ujit qe nuk ka ardhur njeri ta terheqe, gropat ne rrugen Klaudjo Vila, lagja nr.14 jane cdo 2 meter rruge eshte ne kete gjendje. Te marre masa bashkia se taksat i paguajme te gjithe cdo muaj dhe skemi as mirembajtje rruge as ndricim as kanalizime. Faleminderit!”