Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.01.2025, 22:56
Një prind ka ngritur një shqetësim në lidhje me mungesën e një mësuesi për lëndën e matematikës në shkollën 9-vjeçare "Abedin Dino" në lagjen 13 të Durrësit.
Sipas tij, nxënësit e klasave të shtata nuk kanë zhvilluar asnjë orë matematike për më shumë se një muaj, pasi nuk ka një mësues për ta dhënë këtë lëndë mësimore.
Ai sqaroi se edhe pas ankesave në shkollë, nuk është gjetur ende zgjidhje për gjetjen e një mësuesi.
"Mirëmbrema JOQ! Jemi në vitin 2025 edhe në shkollën 'Abedin Dino' në Durrës ka më shumë se një muaj që fëmijet e klasave të shtata kanë ngelur pa mësues matematike. Ju lutem publikojeni që ta dijë e gjithë Shqiperia se cfarë bëhet. Jemi ankuar, por na thonë që s’kemi mësues. Kemi bërë kërkesë, por s’po gjejmë mësues matematike. E bëjnë pushim."
Ky denoncim ngre shqetësime serioze mbi organizimin e procesit mësimor në këtë shkollë dhe mungesën e përgjigjes nga institucionet për të zgjidhur situatën.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR