Mësuesja 27-vjeçare vdes pas traumës së arrestit, e lënë e zhveshur në qeli në Britani

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 31.01.2025, 18:00

Një mësuese ‘e qetë e inteligjente’ është gjetur e vdekur në shtëpinë e shoqeje të saj në Britani, pas traumës së arrestimit ku ishte lënë e zhveshur në qeli, u tha sot në seancën e çështjes.

27 vjeçarja Jorja Watt, priste të niste një punë të re jashtë vendit kur vdiq papritur në shtator të vitit të shkuar.

Në hetimet në gjykatën e Preston në veri të Britanisë, u tha se Jorja ishte diagnostikuar me një çrregullim të karakterit, dhe se më herët ishte arrestuar për përleshje me një punonjës emergjence, teksa kishte dalë me miqtë.

Por nëna e saj Maria tha në gjykatë se e reja kishte mbetur e traumatizuar pasi ishte lënë e zhveshur në qeli gjatë arrestimit, dhe trembej se incidenti do të shkatërronte ëndrrën e saj për të dhënë mësim.

Ajo shtonte se shëndeti mendor i të bijës u përkeqësua dhe kishte nisur të merrte qetësues për të kaluar krizën, shkruan rrjeti vendas Lancs Live .

Në gjyq u tha se ajo ishte gjetur pa ndjenja në shtëpinë e mikes së saj Charlie më 1 shtator.

Nëna e Charlie, Voirrey the tha në gjykatë: “Në ora një të natës u zgjova nga Charlie që thërriste vazhdimisht ‘Jorja!’. E dija që diçka kishte shkuar keq, më pas e gjeta atë të përkulur në divan. Ishte pa ndjenja dhe buzët i kishte blu”.

Ekzaminimet treguan se Jorja kishte marrë disa qetësues me rekomandim nga mjeku, duke përfshirë dhe metadon, që është zëvendësues i ligjshëm i heroinës.

Shkaku i vdekjes u regjistrua si intoksikim nga mjekimet dhe faktor plotësues, ‘çrregullimet mendore’.

Duke dhënë verdiktin e vdekjes aksidentale, mjekja ligjore Kate Bisset tha: “Mendoj se duhet thënë se e ndjera nuk po konsumonte droga por tentonte të ndahej prej tyre me zëvendësuesin e ligjshëm”.

“Ajo luftonte një betejë të shëndetit mendor dhe merrte mjekime me shpresë ta fitonte këtë betejë”.

Maria e përshkruante të bijën si vajzë me zë të butë, inteligjente dhe e dashur. Mjekja ligjore pranonte se Jorja ishte tipi i një ‘shpirti të lirë’.

Policia e Lancashire Police tha: ‘Ankesa që kemi marrë për çështjen po shqyrtohet se departamenti. Në këtë moment do ë ishte e papërshtatshme të komentoja më shumë”, shkruan rrjeti Metro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit