54-vjeçari Valmir Lame nga fshati Kamenicë i Korçës, i cili rezultonte i zhdukur që prej të dielës së 26 janarit, është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit.
Një ditë pas largimit të Lames nga shtëpia, kushëriri i 54-vjeçarit A. V., 61 vjeç, bëri kallëzim në Policinë e Korçës ku kërkoi ndihmën e autoriteve për gjetjen e tij.
Pas dyshimeve të familjarëve dhe policëve se ai mund të ishte mbytur në rezervuarin e Kamenicës, polumbarët e RENEA-s nisën kërkimet dhe gjetën ditën e sotme trupin e pajetë.
“Ka humbur që të dielën, e kemi kërkuar në çdo vend. Kemi kërkuar ndihmën e policisë dhe pastaj të polumbarëve. Policia bëri ekspertizën këtu në rezervuar, do bëhet më pas procesverbali që ti jepet Drejtorisë së Policisë e të shikojmë se çfarë do bëjmë. Afër rezervuarit kemi bagëtitë që i mbajmë aty. Nuk kishim punë të rëndë që dhe vëllai të largohej nga fshati. Ai ishte i sëmur kohët e fundit. Kishte 2-3 muaj me dhimbje koke sepse ka pasur probleme shëndetësore që i vogël dhe ka vajtur shumë herë në spital. I kanë bërë vizita dhe i kanë thënë të paraqitej më datë 5 shkurt. Kjo është hera e parë që na ndodh kështu, nuk ishte larguar më parë.”, – tha i vëllai i Valmir Lames.