Megjithse autoritetet dhe korporatat gjigante celulare përpiqen të qetësojnë publikun për rrezatimin nga mikrovalët e antenave të tyre, qytetarët po ndërgjegjësohet gjithnjë e më shumë se teknologjitë që u ofrohen kanë kosto të rëndë për shëndetin.
Të nxitur nga fitimet dhe pushteti që ushtrojnë prej financave të tyre, kompanitë nuk reagojnë ndaj protestave dhe shqetësimeve për dëme në shëndet nga qytetarë të vendeve perëndimore.
Shqetësimet për efektin e “elektrosmogut” kanë sjellë protesta të shpeshta publike në Evropë, që siç ndodh shpeshherë janë lënë të harrohen nga autoritetet.
Ndërkohë kompanitë shtojnë gjithnjë e më shumë mbulimin e qyteteve me mikrovalë dhe rrisin intensitetin e tyre me pretekstin e përmirësimit të rrjetit, edhe pse gjendja shëndetësore përkeqësohet te banorët që përfshihen rregullisht nga viroza apo sëmundje kolektive në zonat urbane.
Josef Peter është drejtor i grupit MPA Engineering në Zvicër, i specializuar në mbrojtjen e njerëzve nga elektrosmogu i jetës moderne.
“Legjislacioni i kësaj çështjeje nuk është aq efektiv sa duket. Zvicra thotë se ka masa të ashpra për kontrollin e valëve por për arsye teknike niveli i radiacionit mbetet i njëjtë”, thotë Peter, duke shtuar se problemi është vendndodhja e antenave në zonat rezidenciale dhe jo intensiteti i fushës së tyre elektromagnetike.
Disa studime kanë konfirmuar lidhjen mes kancerit si leukemia dhe linjave të tensionit të lartë elektrik, edhe pse ekspertët pohonin të kundërtën edhe atëherë.
Ndërsa studimet për dëmin e antenave celulare nuk kanë marrë kurrë zë publik, siç akuzohet nga kritikët, prej influencës të korporatave milionere të biznesit në mbrojtje të interesave financiare.
Në një studim të të dhënave të dy dekadave të fundit u zbulua se njerëzit e ekspozuar ndaj fushave elektromagnetike kishin më shumë tendencë të prekeshin nga leukemia miloide.
Studiues evropianë kanë zbuluar lidhje mes valëve elektromagnetike dhe leukemisë në fëmijë të vegjël, por zbulimet janë refuzuar nga autoritetet që raprotojnë se vetëm 1.5 deri në 5 përqind të kancerëve te fëmijët i atribuohet fushave elektromagnetike.
Në një studim të konfirmuar nga Trusted Source të 20 fëmijëve të ekspozuar ndaj fushave të mikrovalëve, sugjerohej se për këtë shkak ato krijuan probleme psikiatrike e neurologjike.
Këto valë dëmtojnë aftësitë konjitive të njeriut dhe mund të afrojnë gjendje të rënda degjenerative si Alzheimer, edhe pse sugjerohet se më shumë studime nevojiten.
Studime në kavjet kanë treguar se nxehtësia e celularëve ndikon në ngrohjen e indeve të trupit dhe aktivitetin nervor. Zyrtarët sërish shtojnë se “më shumë studime nevojiten mbi çështje”.