Të rinjtë dalin me kallashnikov, policia nuk merr asnjë masë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.01.2025, 16:27

Ngjarjet kriminale në Shqipëri janë pasqyrë e nivelit të ulët të sigurisë.

Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një video shqetësuese ku dy të rinj shfaqen në një automjet, njëri prej të cilëve mban në dorë një armë zjarri kallashnikov, ndërsa tjetri një pistoletë.

Pamjet janë realizuar në zonën e Kirasit, në Shkodër dhe të kapura nga vetë të rinjtë, të cilët e kanë shpërndarë videon në rrjetet e tyre sociale.

Lala ka deklaruar se pamjet janë filmuar disa muaj më parë dhe i ka referuar në Policinë e Shtetit, mirëpo nuk është marrë asnjë masë.

“Kjo video me ka ardhur muaj me pare ne rrjetet e mia sociale. Mendohet te jete realizuar ne Shkoder, por une se kam konfirmuar ende ne menyre te pavarur.

Atekohe e pata adresuar ne polici, por askush nuk reagoi. Mbase qytetaret do te ndihmojne policine ne identifikimin e personave qe levizin me arme dhe sfidojne shtetin!” – shkruan Klodiana Lala.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit