Bashkëshortja e kryeministrit Albin Kurti, Rita Knudsen Augestad, nuk është pjesë e trupës votuese në Kosovë dhe nuk ka aplikuar për shtetësi kosovare, ndonëse ligjet e Norvegjisë nga viti 2020 lejojnë shtetësinë e dyfishtë.
Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Selatin Retkoceri, ka kritikuar këtë fakt, duke thënë se bashkëshortja e Kurtit duhet të ballafaqohet me qeverisjen e tij, sikurse qytetarët e tjerë të Kosovës.
“Duhet ta shijojë fëmija i saj arsimin e Kosovës, që ia servon bashkëshorti i saj. Familja, gruaja, duhet të jetë pranë kryeministrit, sidomos kur ai çdo ditë e ka plot gojën luftë,armë e bukë”.
Ata duhet të jenë këtu sikurse familjet tona, sepse nëse do të ketë luftë, siç e proklamon çdo ditë kryeministri, duhet ta shijojnë edhe ata”, tha Retkoceri.