Rron Gjinovci kritikon programin e VV-së: “Fletushkë” që nuk e ka Arsimin si kapitull

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.01.2025, 21:07

Rron Gjinovci, aktivist i njohur dhe figurë televizive, ka kritikuar zotimet e partisë në pushtet për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke ia quajtur programin “fletushkë”.

Gjinovci tha se iu desh kohë e shkurtër për ta lexuar doracakun e shkurtër të VV-së me zotimet për mandatin tjetër të cilin Kurti po e kërkon.

Megjithatë, Gjinovci prapë i dha mbështetje partisë në pushtet, duke thënë se gjoja do t’i marrë mbi 50% të votave.

“Kur edhe me qit fletushkë në vend të programit, VV i fiton zgjedhjet me 50% e naltë, Lumiri e Memli duhen me dhanë llogari”, shkroi aktivisti.

“Imagjinoni, arsimi s’ndodhet fare si kapitull në këtë ‘program’”, përfundoi Gjinovci.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit