Burri gjobitet për komandim të dronit ‘në gjendje të dehur’ në Suedi

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 31.01.2025, 15:45

Një burrë është gjobitur pasi u shpall fajtor për komandimin në distancë të një droni në gjendje të dehur në Suedi.

Besohet se ishte rasti i parë në vend kur një operator droni ndiqet penalisht dhe dënohet se ka qenë i pirë.

Pak vende kanë ndaluar tashmë drejtimin e dronëve ajrorë në gjendje të dehur, ndërsa Japonia e ka bërë këtë prej vitit 2019.

Policia suedeze tha se ishte duke fluturuar dronin e tyre për të monitruar një event në qytetin qendror Rättvik, kur panë një tjetër dron në një zonë ku përkohësisht ndalohej fluturimi, shkruan rrjeti The Guardian .

Oficerët gjurmuan personin që kontrollonte dronin dhe i bënë testin e alkoolit që rezultoi pozitiv.

Suedia ka ligje të ashpra kundër alkoolit me limit në gjak thuajse dy herë më të ulët se Spanja, Franca e Belgjika.

Megjithë kundërshtimet e burrit ndaj akuzave, ai u gjobit 32,000 korona (2,500 dollarë).

“Nuk kisha parë ndonjëherë rast të tillë, por jam e kënaqur me verdiktin,” tha prokurorja Jenny Holden Nyström.

Ndërsa gjykatësja Karin Hellmont, tha se kishte aplikuar të njëjtin dënim sikur të ishte për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

“Është një mjet ajror edhe pse fluturon vetë, ai kontrollohet nga dikush në tokë dhe mund të bjerë duke plagosur dikë”, justifikohej Hellmont.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit