Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.01.2025, 15:34

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se të premten janë ekzekutuar pagat në sektorin publik me rritje.

Ministri ka bërë të ditur se rritja e pagave do të bëhet për të gjithë duke shtuar një njësi koeficienti, apo 110 euro shtesë.

Tutje, ai tha se rritja e pagave bëhet në dy faza, faza e parë me 55 euro rritje është ekzekutuar sot.

Kurse, faza e dytë e rritjes me 55 euro do të bëhet në muajin korrik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit