E dhimbshme: Kjo është 33-vjeçarja që vdiq tragjikisht në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.01.2025, 15:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes, ku një grua ka humbur jetën pas rënies nga një ndërtesë në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar ngjarjen dhe ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e tjera.

Viktima është identifikuar si 33-vjeçarja, Njomza Maxhuni. Ekipet mjekësore, që kanë arritur në vendin e ngjarjes, e kanë konstatuar vdekjen e saj.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar lokacionin me shirita, ndërsa hetuesit e Policisë, në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse, kanë filluar hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit