Qyteza turistike italiane bllokohet nga turmat e vizitorëve pas promovimit nga ylli i TikTok

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 31.01.2025, 14:23

Një rezort i njohur skish në Itali ka vendosur kufizim të numri të vizitorëve ditorë kur në qytet erdhën rreth 200 autobusë nga Napoli dhe krahina rrethuese e Campania, të joshur nga një modele e TikTok dhe çmimet e ulëta të biletave.

Vërshimi kishte bllokuar rrugët e Roccaraso, mes maleve të Abruzzo, si dhe tejmbushi me njerëz pistat e tij të skive.

Vizitorët ishin joshur modelja napolitane e rrjetit TikTok, Rita De Crescenzo, e cila kishte postuar disa video e foto nga rezorti për 1.7 milionë ndjekësit e saj, si dhe të agjencive të udhëtimit që ofronin paketa udhëtimi për 20-30 euro, përfshirë dhe mëngjesin.

Kryebashkiaku i Roccaraso Francesco Di Donato, tha se rezorti kishte pasur ditë të tejmbushura prej fluksit që vazhdoi disa ditë. Fillimisht ai kërkonte ndihmë nga autoritetet qendrore por tashmë ka vendosur të kufizojë numrin e autobusëve që mund të hyjnë në fundjavë.

Normalisht rreth 20,000 pushues vijnë për ski në rezortin e Roccaraso në fundjavat e janarit e shkurtit, përveç rreth 15,000 që vijnë thjesht për të vizituar.

“Të dielën erdhën më shumë se 200 autobusë nga Campania, të cilët sollën 10,000-12,000 njerëz, për ne ishte si një pushtim dhe situata u bë e pamenaxhueshme”, tha Di Donato për rrjetin vendas Corriere della Sera.

Ndërsa influencuesja De Crescenzo, mohonte përgjegjësinë për grumbullimin e turmave dhe zotohej të rikthehej në rezort, madje të sillte akoma më shumë njerëz.

“Unë thashë vetëm se Roccaraso është një vend shumë i bukur,” tha ajo për mediat. “Njerëzit janë të lirë të shkojnë ku të duan dhe unë nuk jam përgjegjëse për sjelljen e të tjerëve. Unë publikoj përmbajtje që arrijnë te audienca të gjera dhe për këtë jam krenare. Jam e bindur se Roccaraso do të vazhdojë të jetë një destinacion i frekuentuar. Do të rikthehem aty në fundjavë, ndoshta me më shumë njerëz.”

Roccaraso

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit