Flet motra e Armelës: U dilte vëllezërve para, ua dërgoi të gjithë fshatit videot e tyre intime

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 31.01.2025, 14:04

Motra e Armela Hasajt ka treguar se Ramazan Mataj kishte përndjekur të motrën dhe madje kishte tentuar të hynte në banesën e saj. Ajo ka pohuar gjithashtu se 33-vjeçari kishte shpërndarë videot intime të tyre në fshat.

Sipas saj, ajo ndodhej në shtëpi kur Mataj tentoi të hynte brenda, ndërsa vetë ishte në katin e dytë dhe ai ndodhej poshtë.

Në lidhje me ekzekutimin e Ramazan Matajt, ajo ka treguar se ai kishte shqetësuar shpeshherë vëllezërit e tyre, Arjon dhe Klisman Hasaj. Ajo ka shtuar se, edhe pse fillimisht nuk e mendoi se vëllezërit e saj mund të kishin lidhje me ngjarjen, konflikti i mëparshëm me ta dhe shqetësimi që vëllai i kishte shprehur për këtë situatë e bëri të dyshonte.

Gjithashtu, ajo ka pohuar se Ramazan Mataj nuk e donte motrën e saj, pasi, po të kishte ndjenja të vërteta për të, do t’i kishte kërkuar dorën pas ndarjes nga bashkëshorti i parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit