Në kulmin e famës së saj, ajo ishte një nga femrat më të fotografuara në botë dhe një magnet për gazetarët.
Por në imazhe të publikuara kësaj jave Anna Kournikova shihej duke lëvizur me karrige me rrota në një rezort luksoz në Miami.
43-vjeçarja shihet për herë të parë në publik prej dy vjetësh, ndërsa kishte një këmbë në allçi.
Ajo shoqërohej nga dy vajzat e saj të vogla teksa imazhet tregojnë ndryshimet e mëdha që prej kohës kur ajo la skenën e portit dhe mediave.
Ish-adoleshentja e talentuar ruse tashmë portretizohet si një nënë në qendër të jetës familjare, ndryshe nga koha e famës mediatike.
Jeta personale e Kournikova ka qenë objekt i spekulimeve të vazhdueshme në media prej lidhjes me këngëtarin spanjoll Enrique Iglesias në 2001, të cilën ata janë përpjekur ta mbajnë sa më private.
Kournikova e Iglesias kanë tre fëmijë, binjakët shtatë vjeçarë Lucy e Nicholas, dhe vajzën pesë vjeçare Mary.
Gjatë jetës së saj Kurnikova ka pasur telashe me disa përndjekës, si rezultat i mënyrës seksuale së portretizimit të saj nga mediat në adoleshencë, që ka sjellë dhe incidentet trazuese me njerëz të fiksuar ndaj ruses tërheqëse, shkruan rrjeti Daily Mail.
43-vjeçarja shihet për herë të parë në publik prej dy vjetësh, ndërsa kishte një këmbë në allçi.