Avantazhet e dietës karnivore dhe si t’i arrijmë ato

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 31.01.2025, 13:05

Një nga tendencat e fundit më rezultative për shëndetin e përgjithshëm njeriut dhe rënien në peshë, është ajo që njihet si dieta karnivore, me 100% ushqim me prejardhje nga kafshët, e njohur gjithashtu si ‘dieta e njeriut të lashtë’.

Rezultatet e sjella nga mijëra praktikues të dietës karnivore, ashtu dhe të versionit të saj të afërt ‘dieta Keto’, sugjerojnë avantazhe të shumta si përmirësim të shëndetit të zemrës, të florës së zorrëve, reduktim të inflamacionit, rënie në peshë dhe eliminim të toksinave, shkruan rrjeti doctorkiltz.com.

Këto avantazhe lidhen me rikthimin në mënyrën e të ngrënit që përshtatet me zhvillimin e metabolizmit tonë ndër shekuj, pran duke eliminuar nga dieta ushqime të përpunuara dhe kimikate të shtuara, ngjyrues apo yndyrna të ngopura e të modifikuara.

Mbështetësit thonë se arsyeja kryesore e zgjedhjes së tyre, është fakti që kjo është mënyra sesi njeriu ka ngrënë prej 2 milionë vjetësh.

Dieta është e thjeshtë, praktikuesit duhet të konsumojnë vetëm produkte kafshësh dhe të shmangin frutat, perimet, drithërat apo farat, madje dhe produktet e bulmetit. Vezët zakonisht lejohen ashtu si dhe mjalti që pranohet nga shumica e karnivorëve.

Dieta karnivore është “e re” e gjithashtu prehistorike, dhe është provuar që eliminon toksinat bimore, ndikon në rënien ne peshë prej ndjesisë së ngopjes, dhe balacon hormonet që zakonisht trazohen nga drithërat e modifikuara dhe sheqeri i procesuar.

Studiuesit thonë se ndryshimet në nivelin e insulinës nga përdorimi i shqernave industriale zhbalancojnë hormonet leptin, ghrelin, e HGH, të cilat lidhen me ndjesinë e urisë, depozitimin e yndyrnave dhe humbjen në peshë.

Duke konsumuar yndyrna kafshësh dhe reduktuar karbohidratet (drithërat) trupi nis procesin e quajtur ‘ketozë’, gjendja metabolike e përdorimit të yndyrnave të depozituara dhe rrjedhimisht rënien në peshë.

E tillë është dhe dieta Aitkins, e promovuar nga disa personazhe në SHBA, e cila është e mbushur me mish të kuq, proteina dhe yndyrna.

Ekspertët shtojnë se dieta standarde amerikane është e mbushur me produkte të përpunuara me sheqer e karbohidrate që mbajnë gjithnjë të larta nivelin e insulinës, aq sa trupi nuk reagon më ndaj insulinës dhe ruan gjithmonë të lartë nivelin e sheqerit në gjak.

Ndërsa në përmirësimin e shëndetit të zorrëve, dieta karnivore përmirëson veshjen e mureve të tyre dhe mikrobiomin e baktereve të mira që përbëjnë florën e zorrëve.

Ekosistemi me miliarda mikro-organizama në zorrët e njeriut jo vetëm që shpërbën ushqimin në tretje, por kontrollon neuro-transmetuesit e trurit duke komanduar humorin tonë dhe nivelin e energjisë.

Në një studim të vitit 2012 në revistën ‘World Journal of Gastroenterology’ provohej sesi reduktimi fibrave bimore dhe dieta karnivore shëronte kapsllëkun e redukton gazrat, duke ndihmuar lëvizjen e shpeshte të zorrëve.

Dieta raportohet se redukton inflamacionin, që është shkaku kryesor i sëmundjeve, duke larguar toksinat bimore, reduktuat nivelin e insulinës dhe duke mbështetur mjedisin e zorrëve në luftimin e inflacionit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit