Iu gjetën 550 mijë euro pasuri, gjyqtarja Klorinda Çela del përfundimisht nga sistemi i drejtësisë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 31.01.2025, 11:21

Vettingu i Kolegjit të Posaçëm të Apelit ka mbështetur shkarkimin nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Klorinda Çela, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të KPK më 28 Tetor 2021.

Magjistratja u gjet me probleme serioze në kriterin e pasurisë, deri në shifrën 500 mijë euro të papajustifikueshme.

Ish-magjistratja kishte bërë ankimim në shkallën e dytë në janar të vitit 2022 teksa dje (30 janar) është shpallur vendimi duke e shkarkuar përfundimisht nga detyra.

Magjistratja e Tiranës u gjet me problematika serioze në kriterin e pasurisë, deri në shifrën 550 mijë ndërsa edhe bashkëshorti gjyqtar, Ken Dhima, u shkarkua për 600 mijë euro pasuri. Çela u denoncua më 2021 nga Ministria e Drejtësisë për tjetërsimin e tokës së Gardës së Republikës

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 1/2022, datë 05.01.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Klorinda Çela kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 464, datë 28.10.2021”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 464, datë 28.10.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Klorinda Çela. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit