Një denoncim shqetësues ka ardhur në redaksinë e JOQ në lidhje me drejtuesit dhe edukatorët e çerdheve të Tiranës që rregullisht u kërkojnë para shtesë prindërve të fëmijëve për shërbime apo punime, që normalisht kryen e financohen nga bashkia e qytetit.
Në një sjellje që ngjason shumë me vjedhje ose shantazh, fëmijët njoftojnë prindërit se u kanë kërkuar kontribut financiar për punime të çfarëdo lloji, si “karrige, lyerje, ngrohëse, sende higjene”, përveç detyrimit formal mujor të çerdhes.
Me sa duket edhe këto institucione janë përfshirë në fushatën e gjerë korrupsionit që karakterizon sektorët e administratës shqiptare, duke tentuar të përfitojnë me çdo dredhi e mundësi, pa menduar se kalojnë në shkelje të rregullores apo ligjeve.
Qytetarët nuk duhet të lodhen duke denoncuar raste të tilla abuzimi, si e vetmja mënyrë për të ndërgjegjësuar çdo individ e zyrtar për të ruajë integritetin dhe kryer ndershmërisht detyrën ndaj qytetarëve.
Denoncimi qytetarit:
"Cerdhja nr 52 ne Qarkun e Tiranes si edhe shume cerdhje te tjera besoj ne Tirane po kthehet ne nje shqetesim te madh per ne prinderit. Keto jane cerdhe Shteterore qe supozohet qe cdo rregullim apo nderhyrje per ambientet e cerdhes duhet te financohet nga Bashkia.Here pas here na kerkohen shuma parash per te rregulluar shiltet per femije,per te lyer ambientet e cerdhes,per te rregulluar ngroheset per gjithcka te mundeshme qe eshte detyre e Bashkise se Tiranes duhet ta bejme ne prinderit.Ne prinderit cfare duhet te bejme me pare te paguajme detyrimet mujore te cerdhes perfshire ketu (letra duarsh,sapune duarsh qe edhe keto duhet ti cojme ne prinderit)apo te blejme ilacet e shtrenjta qe ngelen duke na u semur femijet? Deri kur do vazhdoj ky edukim shkollor edhe parashkollor ne vendin tone?A nuk duhet te jene pjese e fondeve te bashkise te rregullimet qe behet brenda ambienteve te cerdheve dhe jo detyre e prinderve?"