Plagosja me armë zjarri e 15-vjeçarit në Fushë Mëzez është zbardhur falë dëshmisë së nënës së tij.
Mamaja e të miturit ka treguar para grupit hetimor se gjatë një debati në familje, njëri prej kunetërve ka qëlluar në drejtim të tjetrit dhe plumbat kanë kapur djalin e saj.
Sipas saj, konflikti mes të dyve ka nisur fillimisht për shitjen e lëndëve narkotike kokainë, debat që ka degraduar deri në nxjerrje arme.
Dyshohet se vēllezërit binjakë janë përfshirë në shitjen e kokainës.
Në vijim të veprimeve për këtë rast policia ka shpallur në kërkim shtetasin Nazmi Pëllumbi, 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndërkohë është arrestuar shtetasi Florant Pëllumbi, 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.