Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fushë-Krujë. Sipas policisë, shpërthimi ka dëmtuar xhamat e fasadës së jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit B. T.
Grupi Hetimor, i cili është duke punuar nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit, si dhe për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes. Hetimet janë ende në vazhdim.