Plagoset me 3 plumba 15-vjeçari në Tiranë: E gjithë familja me versione të ndryshme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.01.2025, 08:43

Policia e Tiranës ka shoqëruar babain dhe xhaxhanë e një 15-vjeçari, i cili mbeti i plagosur në rrethana misterioze, mbrëmjen e kaluar më 30 janar 2025 në Fushë Mëzez, Kashar.

Hetuesit dyshojnë për një konflikt të mundshëm brenda familjes, që ka çuar në përdorimin e armëve, por deri tani nuk ka një version të qartë të ngjarjes.

Dëshmia e të miturit është e pasigurt dhe kontradiktore në krahasim me gjetjet e grupit hetimor. Ai ka deklaruar se ka pasur të shtëna nga një makinë e zezë, e cila është larguar menjëherë, ndërkohë që hetuesit, pas inspektimit të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar 5 vrima plumbash në derën e oborrit, të cilat janë qëlluar nga brenda, duke hedhur poshtë mundësinë e një sulmi nga jashtë.

Një tjetër dëshmi e kontradiktuar ka ardhur nga babai i të plagosurit, i cili ka pohuar se ka dëgjuar të shtëna dhe më pas ka parë djalin e tij të mbërrinte i plagosur. Sipas burimeve të policisë, 15-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, por ka marrë tre plumba, një në shpatullë dhe dy në krah.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit