Nuk i lejuan qenin në avion dhe nuk hipi as vetë! I riu i shpëtoi aksidentit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.01.2025, 17:33

Jon Maravilla, patinatori amerikan, sot ia detyron jetën e tij një zgjedhjeje që varej nga një rregullore. Qeni i tij u konsiderua "shumë i madh" për t'u transportuar në kabinë, duke e penguar atë të hipte në fluturimin Bombardier CRJ700, i nisur për në Uashington. Ai avion që pak orë më vonë u përplas me një helikopter dhe u rrëzua tragjikisht në lumin Potomac.

Kur Maravilla mësoi për tragjedinë, ai u shpreh se u trondit shumë.

"Nuk mund të ndalem së menduari se sa shumë ndryshoi gjithçka, një jo e thjeshtë në check-in. Qeni im më shpëtoi jetën." – tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit