Vrau Arben Lleshin në qelinë e burgut, vendimi për Sokol Mjacaj

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 30.01.2025, 16:20

GJKKO vendosi që të lërë në regjimin ’41 Biss’ për Sokol Mjacaj, i cili rreth një vit më parë vrau brenda qelisë në Burgun e Peqinit Arben Lleshin.

Mjacaj konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm, për shkak se ka vrarë në Malësinë e Mdhe dy turistë, krim për të cilin është dënuar me burgim të përjetshëm.

Mjacaj, ishte drejtuar GJKKO për të dalë nga izolimi ekstrem në burgun e Peqinit.

“GJKKO vendosi sot: Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjaçaj me objekt kundërshtimin e vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë “Për zgjatjen e periudhës së regjimit të posaçëm në instuticionin e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë, për një afat 1 (një) vjeçar, për të burgosurin Sokol Mjaçaj””, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Ndërsa GJKKO bën me dije se i dënuari përjetë mund të apelojë këtë vendimin në Apelin e Gjykatës së Posaçme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit