Një total prej 64 njerëzish, 4 anëtarë ekuipazhi dhe 60 pasagjerë ishin në bordin e avionit fatkeq, së bashku me një numër patinatorësh të rinj nga Rusia, të cilët konsiderohen të vdekur.
Zyrtarët thonin sot se kanë nxjerrë nga uji më shumë se 30 trupa të avionit që u përplas me helikopterin ushtarak në Uashington.
Përplasja ndodhi teksa avioni i linjave American Airlines po ulej në aeroportin Ronald Reagan National pranë Uashingtonit, kur një helikopter ushtarak u gjend papritur në trajektoren e tij duke shkaktuar tragjedinë.
Pasagjerët e avionit përfshinin patinatorë, sportiste, familjarë dhe mësues që ktheheshin nga një event në Wichita, ndërsa tre ushtarë gjendeshin në helikopterin që po kryente stërvitje.
Aksidenti rëndë ishte i ngjashëm me avionin e linjave Air Florida që ra në lumin Potomac në janar 1982, kur u vranë 78 njerëz.