Elbasan/ Banesa iu shkrumbua nga flakët, humb jetën e moshuara që jetonte vetëm

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 30.01.2025, 14:46

Një grua 75-vjeçare ka humbur jetën në fshatin Shtërmaj, Elbasan, prej një zjarri që përfshiu papritur banesën e saj të vjetër.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi si pasojë e një shkëndije elektrike, duke bllokuar brenda gruan me probleme shëndetësore, e cila raportohet se jetonte vetëm.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses po punojnë në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit