Një nënë dhe tre fëmijët e saj janë traumatizuar në Britani kur automjeti i ri elektrik shpërtheu në flakë jashtë shtëpisë së tyre teksa ata flinin.
Gruaja tha se ishte zgjuar nga një plasje e fortë në mes të natës dhe bashkë me fëmijët e qenin vrapuan për të dalë nga shtëpia e tyre para se të përhapej zjarri.
Ajo thotë se makina e saj Peugeot prodhim i vitit 2024, nuk ishte në karikim kur shpërtheu papritur në flakë para shtëpisë së tyre në Worcester në Anglinë qendrore.
Zjarrfikësit nxituan në vendngjarje dhe shpenzuan dy orë për të shuar flakët e baterisë, që janë disa nga zjarret më të vështira për t’u trajtuar.
Automjeti u shkatërrua ndërsa shpërthimi dëmtoi murin dhe orendi të shtëpisë.
Gruaja që nuk donte të identifikohej publikisht tha se kishte blerë automjetin më pak se një vit më parë, shkruan rrjeti vendas Daily Mail.
Zjarret e automjeteve elektrike janë raportuar shpesh vitet e fundit ndërsa transporti i tyre është ndaluar në disa linja detare e hekurudhore prej rrezikut.