U arratis në Shqipëri me 2 miliardë $, boss-i turk i kriptove ‘fiton lirinë’

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.01.2025, 14:03

Faruk Fatih Özer, themeluesi i platformës të kriptomonedhës Thodex, i cili u arratis në Shqipëri me 2 miliardë dollarë, është liruar nga akuzat për krim organizativ, megjithëse ishte përballur me një dënim të mundshëm deri në 11,462 vjet për akuza të ndryshme si "krijimi dhe drejtimi i një organizate kriminale", "mashtrimi i kualifikuar" dhe "pastrimi i parave".

Ai u kap në Shqipëri më 30 gusht 2022 dhe u ekstradua në Turqi më 20 prill 2023, ku u përball me akuzat për përdorimin e sistemeve të informacionit dhe institucioneve financiare për mashtrim dhe pastrim parash.

Gjatë seancës së sotme, gjykata vendosi të lirojë Özerin nga akuzat për krim organizativ, por ai do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim për akuzat e mashtrimit, të cilat lidhen me veprimet e tij dhe të menaxherëve të Thodex.

Ky rast ka tërhequr vëmendje të madhe, duke pasur parasysh masivitetin e skandalit të Thodex, i cili rezultoi në humbjen e miliona dollarëve nga investitorët. Ai akuzohet për mashtrim të 391 mijë qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, mashtrim me dëm ekonomik 2 miliardë dollarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit