Ish-senatori amerikan Menedez dënohet 11 vjet burg për korrupsion

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 30.01.2025, 13:46

Ish-senatori i SHBA, Bob Menendez është dënuar me 11 vjet burg me akuza rryshfeti, zhvatjeje e korrupsioni.

71 vjeçari demokrat nga New Jersey, u shpall fajtor për 16 akuza pranimi rryshfeti, përfshi dhe shufra floriri e para të thata, në këmbim të favoreve politike.

Në fjalimin e tij të përlotur 12-minutësh, para dhënies së dënimit në New York, Menendez pranonte gabimet por mbronte punën e tij në post.

“Kam bërë shumë më tepër të mira se gabime”, raportohet se tha ai, pasi gjyqtari e shpalli fajtor për pranimin e qindra mijëra dollarëve rryshfet, dhe për veprimet prej “agjenti të huaj”.

Gjykatësi Sidney Stein tha: "Diku gjatë rrugës ti harrove të punoje për të mirën publike dhe nise të punoje për të mirën tënde”.

Prokurorët thanë më herët se Menendez kishte pranuar rryshfete nga tre biznesmenë në New Jersey businessmen, Fred Daibes, Wael Hana e Jose Uribe, duke përfshirë dhe lingota ari, pagesa bankare, një automjet luksi dhe më shumë se 480,000 $ në para të thata.

Në këmbim ai mbronte individët nga ndjekja penale ose përdorte zyrën e tij për influencimin e qeverisë së SHBA nga qeveri të huaja si Egjipti ose Katari.

Menendez, i cili është dorëhequr nga senati vitin që shkoi, njihej për kundërshtimin e shitjes së armëve ndaj Turqisë, prej lidhjeve të tij me lobuesit grekë e armenë në SHBA.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit