Një pacient në Repartin e Dializës në spitalin rajonal të Korçës raportohet se ka tentuar sot t’i vendosë flakën vetes me benzinë dhe ka kërcënuar të lëndojë stafin mjekësor që kërkonte të ndalonte aktin e rëndë.
Kujtim Mero, i shtruar në spital dhe sipas raportimeve ishte edhe me probleme të shëndetit mendor, kishte në dorë një shishe benzine dhe kërcënonte se do t’i vinte flakën vetes e repartit.
Policia ishte njoftuar për incidentin dhe ndërhyri për eliminimin e rrezikut.
Dëshmitarët thanë se Mero kishte lëshuar për një moment shishen e benzinës dhe efektivët e neutralizuan pa shkaktuar dëme.
Ai është shoqëruar në Komisariat për hetimin e sqarimin e rrethanave të ngjarjes, njoftojnë autoritetet.