Durrësi i përmbytur, Emiriana nxjerr në terren punëtorë me lopata për të hequr ujin

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 30.01.2025, 13:47

Prej më shumë se 24 orësh, Durrësi është nën pushtetin e ujit.

Reshjet e ditës së djeshme kanë përmbytur shumë zona të qytetit bregdetar duke krijuar probleme dhe vështirësi.

Edhe pse durrsakët vijojnë të kenë banesat nën ujë, pajisjet e dëmtuara dhe rrugët e bllokuara, kryebashkiakja Emiriana Sako vijon 'show-n' për rrjetet sociale sa për sy e faqe.

Një qytetar i lagjes 17 ka denoncuar "ndihmën" që Emiriana po u jep në këto ditë të vështira. Ai ka treguar për JOQ ALBANIA se kryebashkiakja ka nxjerrë në terren disa punëtorë me lopata që rrinë duke bërë muhabet në rrugë, pasi nuk kanë çfarë bëjnë kur rrugët janë të mbuluara nga uji.

Ai thotë se uji i rrugëve dhe ai që ka hyrë brenda banesave dhe bizneseve nuk mund të hiqet me lopata, prandaj e cilëson "tallëse" ndihmën e kryebashkiakes.

Vlen të thuhet se aktualisht prania e ujit është në shumë banesa në zonën e Durresit te Ri, Shkozet, Nishtulla dhe kryqëzimi pranë IEVP. Uji ka hyrë në rreth 300 banesa në total, nga të cilat 200 shtëpi janë ne zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonen e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtepi në Rrashbull.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit