Një 29-vjeçar nga Irlanda ka vdekur pasi ka rënë në një rezort malor skish në jug të Bullgarisë.
Zyrtarët thanë se i riu që kishte ardhur me një grup shokësh, po bënte foto të peisazhit të dëborës kur kishte rënë nga 600m lartësi në rezortin Bansko.
Grupet e shpëtimit e kishin gjetur atë më vonë dhe e kishin dërguar në spitalin e qyteti Razlog në gjendje të rëndë.
"Morëm masat për të shpëtuar jetën e tij, duke bërë vlerësimin e të gjitha plagëve por ai nuk arriti t’ia dilte”, tha Dr Valentin Belchev per ngjarjen.
Bansko është rezorti më i njohur i skive në Bullgari, me rreth 75km pista për ski dhe 14 teleferikë, të cilat presin qindra pushues. Ai njihet gjithashtu për pamjet panoramike të maleve Pirin dhe parkun kombëtar natyror Pirin.