“Askush s’ka ardhur për ndihmë”, durrsakët denoncojnë dëmet, apel bashkisë pas përmbytjes

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 30.01.2025, 12:21

Banorët e lagjes 17 pranë stacionit të trenit në Durrës kanë denoncuar sot dëmet e shkaktuara nga uji i reshjeve që ka pushtuar rrugët, shtëpitë e bizneset e tyre.

Në pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ shihet sesi uji ka përfshirë rrugicat dhe hyrjet e shtëpive, ndërsa banorët kanë vendosur barriera të improvizuara për të ndaluar avancimin e tij në brendësi.

Ata shtojnë se telefonatave për ndihmë autoritetet e qytetit ende nuk u janë përgjigjur.

Kjo rrugë gjithmonë kështu mbytet por zyrtarët nuk vënë dorë. Asnjë nuk na ka marrë në telefon, asnjë nuk ka ardhur. Në disa raste uji ka arritur deri në 1 metër lartësi, ne u detyruan të ngjiteshim në katin e dytë ”, thotë banori i zonës, duke shtuar situata të tilla kanë ndodhur rregullisht.

Reshjet e djeshme që përmbytën disa zona të qytetit të Durrësit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas të dhënave paraprake, uji ka hyrë në rreth 300 banesa, nga të cilat 200 shtëpi në zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonën e Shkozetit dhe të Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtëpi në Rrashbull.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit