Një denoncim ka ardhur në redaksinë e JOQ nga të sëmurë që presin prej mëngjesit të vizitohen në spitalin e Pogradecit, por doktorët nuk shihen gjëkundi megjithëse ora po i afrohet mesditës.
Në pamjet e dërguara shihen shumë të sëmurë me viroza që presin prej mëngjesit në repartin e gastro-entereologjisë por asnjë doktor nuk është paraqitur në sallë.
E njëjta situatë raportohet nga qytetarët dhe për mjekët e diabetit, të cilët nuk janë paraqitur ende në detyre duke lënë pacientët në mëshirë të fatit, në një ritual të përçmueshëm që përsëritet çdo ditë, sipas dëshmive.
Situata alarmante për fat të keq po kthehet në një zakon në institucionet shëndetësore shqiptare ku disa mjekë e punonjës tregojnë mungesë të thellë përgjegjësie si ndaj njerëzve ashtu dhe ndaj detyrës, çka reflekton një kulturë të ngjashme të eprorëve nga të cilët drejtohen.
Qytetarët bëjnë thirrje që drejtuesit e paguar ose të votuar nga populli të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të mos harrojnë se janë në poste për t’i shërbyer atij.
Denoncimi i qytetarit: “Prsh joq, ora 10.00 edhe doktoresha e gastroentereologjis ska erdhur akoma, perdit e njejta gje, radhe te shumta të te sëmurëve. Dhoma pa doktor ne spitalin e Pogradecit. As mjekja e diabetit ska ardhur akoma. Asistentja e saj thote nuk e di kur vjen”.