Hap dritaren me forcë dhe futet brenda, hajduti filmohet duke grabitur banesën në Tiranë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.01.2025, 22:45

Një video e siguruar nga JOQ Albania tregon një rast grabitjeje në një banesë në katin e parë pranë Liqenit të Thatë në Tiranë, që ka ndodhur në 24 janar të këtij viti, rreth orës 21:00.

Pronari i shtëpisë ka dërguar pamjet ku duket momenti kur hajduti hyn duke hapur me forcë dritaren.

Në video, grabitësi shfaqet duke kontrolluar në dhomën e ndenjes dhe dhomën e gjumit, duke hapur çdo sirtar në kërkim të sendeve me vlerë.

Kjo ngjarje shqetësuese është një tjetër shembull i rrezikut të grabitjeve në zona të banuara, duke theksuar rëndësinë e masave të rrepta të sigurisë.

Qytetari kërkon që autoritetet të veprojnë menjëherë për të identifikuar dhe ndaluar autorin e kësaj vjedhjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit