E ka parë dikush? Zhduket 54-vjeçari nga Korça, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.01.2025, 21:35

Një rast shqetësues është raportuar në redaksinë e JOQ Albania, ku një 54-vjeçar nga Korça ka humbur kontaktet me familjarët që prej së dielës, 26 janar 2025.

Bëhet fjalë për shtetasin Valmir Lame, i cili është parë për herë të fundit në fshatin Kamenicë.

Pas largimit nga banesa, nuk ka pasur më asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Rasti është raportuar edhe në polici, por deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi fatin e 54-vjeçarit.

Familjarët bëjnë thirrje për ndihmë dhe kërkojnë që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e tij të kontaktojë në numrin e telefonit: 069 562 2378.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit