Ujërat e zeza futen brenda burgut të Durrësit: Rrezikohet përhapja e sëmundjeve infektive

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.01.2025, 20:41

JOQ Albania ka ndjekur minutë pas minute situatën e rënduar nga përmbytjet sot në Durrës, duke raportuar problematikat në qarkullim, përmbytjet dhe vështirësitë e qytetarëve për të ecur për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Një ndër situatatat më shqetësuese është ajo në burgun e Durrësit, ku përmbytjet kanë shkaktuar shpërthimin e ujërave të zeza në katin e parë të institucionit, i cili strehon të dënuar dhe persona në proces gjykimi.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes, të burgosurit janë zhvendosur në katin e dytë për të shmangur rrezikun. Një nga të burgosurit, me shtetësi amerikane, ka ngritur shqetësimin për rrezikun e shpërthimit të sëmundjeve infektive për shkak të ujërave të ndotur që kanë pushtuar ambientet e institucionit.

Problemi është përkeqësuar nga shpërthimi i kanalit të ujërave të zeza pranë burgut, duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme. Zona e ish-kënetës, ku ndodhet ky IEVP, vijon të jetë ndër më të prekura nga reshjet e shiut dhe kërkon ndërhyrje urgjente për menaxhimin e situatës kritike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit