Dy sisteme të inteligjencës artificiale kanë arritur të autoreplikohen pa ndërhyrje njerëzore, duke krijuar secili një kopje të vetes. Ky rezultat, nëse do të konfirmohet nga të dhëna të mëtejshme në një fazë të dytë, mund të shënojë një pikë kritike, duke kaluar kufirin që teknologjia dhe makinat nuk duhet ta tejkalojnë kurrë.
Studimi është publikuar në platformën arXiv nga Universiteti Fudan i Shangait, e cila mbledh artikuj që duhet t’i nënshtrohen shqyrtimit nga komuniteti shkencor. Sipas rezultateve të deritanishme, dy sistemet e inteligjencës artificiale kanë demonstruar aftësinë për t’u autoreplikuar në të paktën 10 teste të kryera.
Të dhënat tregojnë se këto sisteme kanë arritur të klonohen në 50% dhe 90% të rasteve, përkatësisht. Megjithatë, konfirmimi përfundimtar mbetet në dorë të grupeve të tjera kërkimore, të cilat do të testojnë dhe vërtetojnë nëse ky fenomen është i riprodhueshëm.