Grupet e shpëtimit në Japoni punuan me orë të tëra për të shpëtuar një shofer, të rënë megjithë makinën e tij në një gropë masive të hapur në asfalt në periferi të kryeqytetit Tokio.
Zyrtarët e qytezës së Yashio morën telefonatat rreth orës 9:50 të mëngjesit ku njoftohej shembja e rrugës dhe rënia e kamionit në të.
"Prej atëherë vazhdojmë të kërkojmë," tha një zyrtar i zjarrfikësave për rrjetin AFP rreth shtatë orë më vonë.
Ai shtonte se gropa është rreth 10 gjerë, 4 metra e thellë dhe me masë sa një pishinë.
"Tani po përpiqemi të nxjerrim kamionin me anë të një vinçi po ka rrezik që gropa të shembet më tej”.
Zëdhënësit thanë se shoferi komunikonte me grupe e shpëtimit, por ato më vonë u detyruan të ndërprisnin kërkimin pasi zona u bë e paqëndrueshme.
Një sistem i gjerë kanalizimesh kalon në afërsi të kryqëzimit ndërsa shkaku i shembjes së rrugës ende nuk është zbuluar, njoftonte agjencia vendase Kyodo News.
Në disa raste gropa të tilla janë shembur në mes të qyteteve të industrializuara, si ajo e vitit 2016, në Hakata, që ndaloi trafikun për disa ditë.
BBC shkruan se gropa më e madhe qytetare është hapur në Kinë dhe ishte rreth 700 metra e thellë.