‘Absurde’/ Meksikanët vënë në lojë urdhrin e Trump për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 29.01.2025, 16:48

Kur kompania Google tha se do të zbatonte urdhrin e presidentit Trump për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës”, shumë meksikanë reaguan duke qeshur.

Në takimin e djeshëm me shtypin, edhe presidentja meksikane Claudia Sheinbaum nuk i dha rëndësi lëvizjes së Google, duke theksuar se urdhri i Trump i takon vetëm pjesës kontinentale të SHBA dhe se vendi i saj nuk do ta zbatojë.

Meksikanët në rrjetet sociale vinin në lojë atë që quanin “fiksimin e Trump” me vendin e tyre si dhe natyrën e çuditshme të urdhrit.

Ndërsa gazeta meksikane El Universal, e merrte çështjen seriozisht dhe këshillonte masa ligjore për ndalimin e lëvizjes.

“Meksika duhet të kundërshtojë këtë ndërhyrje pasi ajo që mund të pasojë është ndryshimi i emrit të vetë Meksikës”, tha eksperti vendas Mario Melgar-Adalid.

Në shtetin meksikan Veracruz, që kufizohet me Gjirin, guvernatori Rocío Nahle refuzonte lëvizjen e Trump. “Sot e përgjithmonë … prej 500 vjetësh ai quhet kështu dhe do të quhet ‘Gjiri i Meksikës’”, shkruante guvernatori në rrjetet sociale.

Ndërsa Google tha dje se po zbatonte “praktikën e ndryshimit të emrit kur ato ndryshojnë në burimet qeveritare”, ndërsa shtonte se kjo aplikohet vetëm për Shtetet e Bashkuara, teksa përdoruesit në Meksikë do të vazhdojnë të quajnë Gjiri i Meksikës.

Trump në urdhrin e tij të çuditshëm javës që shkoi tha se kërkonte të riemëronte trupin ujor “Gjiri i Amerikës”, prej rëndësisë së tij për popullin dhe ekonominë amerikane”.

Ai urdhëroi gjithashtu ndryshimin e emrit të malit më të lartë në SHBA, Denali, për ta rikthyer në ‘mali McKinley’, në nder të ish-presidentit William McKinley.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit